LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit në Maqedoni, në terren për kopshtet jolegale (Video)

Avokati i Popullit në Maqedoni, në terren për kopshtet jolegale (Video)

Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit po vëzhgojnë në mënyrë të detajuar aktivitetet e kopshtit “BLETA”, në lagjen Gazi Babë të komunës së Çairit. Nga Komiteti i Helsinkit thonë në asnjë rast nuk guxon që fëmijët të detyrohen të praktikojnë ritet e ndonjë feje të caktuar nëpër kopshte, njofton Alsat M.

Vlerësojmë se kjo është e palejueshme për shkak se fëmijët paraqesin individ të cilët gjatë zhvillimit të tyre duhet të vendosin nëse dëshirojnë të praktikojnë ndonjë fe ose jo. Sipas qëndrimeve të Komitetit të Helsinkut, qasja e deritanishme ndaj këtyre rasteve është se fëmijët duhet të mësojnë për religjione të ndryshme por jo kjo të paraqesë indoktrinim fetar i tyre – deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkut.


Ndërkohë, përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit sot kanë dalë në teren për të shqyrtuar se çfarë konkretisht është vepruar në kopshtin e fëmijëve “BLETA”. Nga ky institucion madje kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që lejuan ekzistimin e tij.

Është fakt se sistemi ynë nuk njeh ekzistimin e kopshteve fetare dhe mënyra e tillë e punës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe Konventës së të drejtave të fëmijëve dhe pikërisht nga ky aspekt ne plotësisht do ta hulumtojmë këtë veprim Ligi për mbrojtje të fëmijëve shumë qartë parasheh se çfarë është kopshti i fëmijëve dhe çfarë veprimtarie kryen – tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zv avokate e Popullit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ambasada e Parë e fëmijëve “Megjashi”. Nga ky institucion aplojnë opinionin e gjërë, prindërit, kujdestarët ti mbrojnë fëmijët nga çdo lloj urrejtje etnike, fetare, nacionale dhe gjinore. Nga Ambasada e Fëmijëve vlerësojnë se është e patjetërsueshme që shteti të bëj regjistrimin e të gjitha qendrave ditore edukuese në kuadër të shoqatave qytetare dhe për të njëjtit të sigurojë ndjekje të programit arsimor dhe edukues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori