LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nuk do ta shesë Alexis Sanchezin

Arsenali nuk do ta shesë Alexis Sanchezin

Alexis Sanchez nuk do të shitet këtë sezon – ka bërë të ditur Arsene Wenger, duke sqaruar se deklarata e kilianit se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve është keqinterpretuar.

Në një intervistë për Canal 13, sulmuesi është cituar të ketë thënë: “Dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Vendimi nuk varet nga unë, duhet ta pres Arsenalin”.

Mirëpo, Wenger ka thënë se përkundër interesimeve të mëdha, Alexis nuk do të largohet.


“Vendimi është marrë dhe ne do ta respektojmë. Vendimi është që të mos e shesim”.

“Unë nuk u jap shumë rëndësi gjërave që përkthehen. Kur e kam kuptuar, ai nuk e ka menduar atë që është thënë”, ka deklaruar francezi në një konferencë për media në Shangai.

Për herë të parë pas dy dekadash, Arsenali dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori