LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Ariu shëtitet me motoçikletë nëpër rrugët e qytetit (Video)

Ndodh edhe kjo: Ariu shëtitet me motoçikletë nëpër rrugët e qytetit (Video)

Në Rusi gjithçka mund të shihni, por një ari duke shëtitur me motoçikletë është një rast që ka habitur gjithë botën.

Nikola Pasinkov ka filmuar nga vetura e tij një skenë të pazakontë, në të cilën shihet ariu duke shëtitur me pronarin e tij me motoçikletë, transmeton Telegrafi.


Pasinkov ishte afruar për t’u bindur se vërtetë bëhej fjalë për një ari, i cili shëtiste rrugëve të qytetit.

Ai madje në një moment ngrit dorën, duke u dukur kinse po përshëndet njerëzit nëpër trotuare.

Sipas medieve ruse, ky ari është pronë e një cirku që ka ardhur në qytetin Arhangeljsk për të argëtuar fëmijët. /Telegrafi/