LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet u certifikuan, dyshimet për vjedhje të votave s’u hoqën

Rezultatet u certifikuan, dyshimet për vjedhje të votave s’u hoqën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, por disa nga kandidatët për deputetë që nuk arritën të sigurojnë ulëse në Kuvend ende janë të bindur se votat u janë vjedhur.

Ata akuzojnë komisionarët partiakë për vjedhje të votave dhe njëkohësisht thonë se nuk i besojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PAN, respektivisht Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvend, ka thënë për “Zërin” se çdoherë ekziston mundësia e manipulimit të votave.
“Derisa nuk ka numërim elektronik të votave, ka hapësirë për manipulim njerëzor”, ka thënë shkurtimisht Muja, shkruan Zeri.

Në anën tjetër Muhamet Mustafa, ish-kandidati i LDK-së për deputet, ka vlerësuar se procesi zgjedhor i 11 qershorit është karakterizuar me probleme në numërimin e votave.

“Ka një problem të madh lidhur me numërimin e votave nga komisionarët dhe në shpërndarjen e atyre votave nëpër kandidatë dhe lista të caktuara. Kjo nuk është dukuri vetëm e një partie politike, por si duket e ka përfshirë tërë sistemin zgjedhor dhe kjo lë nën hije dhe lëndon procesin zgjedhor në Kosovë

. Vetë fakti se nga 116 kuti të rinumëruara nga KQZ-ja tre deputetë është dashur të ndryshohen tregon se kjo dukuri është e përhapur”, ka thënë Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori