Koreja e Veriut, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se “po luajnë me zjarrin”, pasi paraprakisht SHBA-të dërguan në gadishull dy sulmues amerikanë B-1B Lancer.
Avionët e fuqishëm morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta të forcave jug-koreane dhe atyre amerikane, menjëherë pas testit raketor balistik të Koresë së Veriut të martën.
“Një vlerësim i gabueshëm ose gabim, mund të shkaktoj shpërthimin të një lufte bërthamore që me automatizëm mund të çoj në një luftë të re botërore”, ishte alarmi i transmetuar i Phenianit përmes gazetës ditore “Rodong Sinmun”.
“Pohimet e SHBA-ve se rregullisht do të dërgojnë bombardues në Gadishullin Korean, janë njëjtë sikur të luani me zjarr mbi një kasafortë me municion”, shkruan më tej gazeta.
Koreja e Veriut ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin praninë ushtarake në Korenë e Jugut, ndërkohë që provokimet e veta bërthamore i quan si një strategji mbrojtëse.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka shqiptuar Phenianit një ndalesë për të testuar raketat e veta balistike, duke bërë thirrje për masa më të rrepta ndëshkuese për shtetin problematik.
Megjithatë, udhëheqësi parlamentar i Seulit, këmbënguli të dielën për një forum në kryeqytetin e Koresë së Jugut, duke shtuar se “ka aq shumë nevojë për dialog sa ka për sanksione dhe presion”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja
Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës