LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet e lira më të mira në histori të futbollit (Foto)

Dhjetë transferimet e lira më të mira në histori të futbollit (Foto)

Afati kalimtar i transferimeve, por në të vërtetë edhe futbolli në përgjithësi, është bërë sinonim i shumave të mëdha të parave gjatë 25 viteve të fundit.

Transferimi mesfushorit francez, Paul Pogba te Manchester Unitedi raportohet se kushtei për një shifër prej 89 milionë funtesh – një shumë sinqerisht qesharake kur krahasohej me çdo gjë tjetër në botë.


Formacioni me shitjet më të mëdha të Benficas nga viti 2010, me 11 yje përfituan plot 334 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me shitjet më të mëdha të Benficas nga viti 2010, me 11 yje përfituan plot 334 milionë euro (Foto)

Ndërkohë, që titujt zakonisht kapen nga këto lëvizje të mëdha të parave, megjithatë, ka vlera për t’u gjetur edhe tek lojtarët që janë në dispozicion si një transferimi i lirë.

Tashmë e kemi parë këtë verë: West Hami e ka rrëmbyer Pablo Zabaleta nga Manchester City, Darren Fletcher ka ndryshuar West Brom për Steke City dhe Arsenal ka sjellë Sead Kolasinac nga Schalke.

Megjithatë, portali juaj, Telegrafi iu sjell këto dhjetë ish-transferimet e lira që tregojnë se nganjëherë nuk janë vetëm paratë dhe pastrimi i tregut ato që mund të çojnë në gjëra të mëdha. /Telegrafi/

Zlatan Ibrahimovic

Transferimi: Nga PSG te Manchester United

Koha në klub: 2016-2017

Paraqitje: 46 (28 gola)

Tituj të fituar: Ligën e Evropës, Kupën EFL, Kupën Community Shield

Sol Campbell

Transferimi: Nga Tottenham te Arsenal

Koha në klub: 2001-2006, 2009-2010

Paraqitje: 211 (12 gola)

Tituj të fituar: 2 Liga Premier, 3 Kupa FA, Kupën Community Shield

Robert Lewandowski

Transferimi: Nga Borussia Dortmundi te Bayern Munich

Koha në klub: 2014-ende

Paraqitje: 147 (110 gola)

Tituj të fituar: 3 Bundesliga, Kupën DFB, Superkupën DFL

Esteban Cambiasso

Transferimi: Nga Real Madridi te Inter Milan

Koha në klub: 2004-2014

Paraqitje: 420 (51 gola)

Tituj të fituar: 5 Serie A, Ligën e Kampionëve, 4 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë, FIFA Kupën e Botës për klube

Steve McManaman

Transferimi: Nga Liverpooli te Real Madrid

Koha në klub: 1999-2003

Paraqitje: 152 (14 gola)

Tituj të fituar: 2 La Liga, 2 Superkupa të Spanjës, 2 Liga të Kampionëve, Superkupën UEFA

Paul Pogba

Transferimi: Nga Manchester United te Juventus

Koha në klub: 2012-2016

Paraqitje: 178 (34 gola)

Tituj të fituar: 4 Serie A, 2 Superkupa të Italisë, 2 Kupa të Italisë

Michael Ballack

Transferimi: Nga Bayern Munichu te Chelsea

Koha në klub: 2006-2010

Paraqitje: 166 (25 gola)

Tituj të fituar: Ligën Premier, 3 Kupa FA Cup, Kupën e Ligës, Kupën Community Shield

Roberto Baggio

Transferimi:  Nga AC Milani te Bologna

Koha në klub: 1997-1998

Paraqitje: 33 (23 gola)

Tituj të fituar: Asnjë

Jay-Jay Okocha

Transferimi: Nga PSG te Bolton Wanderers

Koha në klub: 2002-2006

Paraqitje: 126 (14 gola)

Tituj të fituar: Asnjë

Andrea Pirlo

Transferimi: Nga AC Milani te Juventus

Koha në klub: 2011-2015

Paraqitje: 164 (19 gola)

Tituj të fituar: 4 Serie A, 2 Superkupa të Italisë, Kupën e Italisë

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori