LAJMI I FUNDIT:

U pajtua për një kontratë të re me Bayernin – Davies do të marrë një bonus ‘marramendës’

U pajtua për një kontratë të re me Bayernin – Davies do të marrë një bonus ‘marramendës’

Shuma ‘astronomike’ e parave që Alphonso Davies do të marrë për qëndrimin e tij tek Bayern Munich tashmë është zbuluar. 

Sipas raportimeve nga Gjermania, Davies do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare deri në 2030 me Bayernin. 

Ai do të ketë një pagë fikse prej 15 milionë eurosh dhe pesë milionë të tjera bonuse varësisht nga performancat, si dhe 20 milionë euro bonus nënshkrimi. 


Kjo vjen pasi gjiganti gjerman raportohet se zhbllokoi negociatat me kanadezin për rinovimin e kontratës, pasi ai tashmë ishte futur në gjashtë muajt e fundit të saj. 

Real Madridi ishte lidhur fortë me një transferim të mundshëm të Davies tash e sa kohë, por tani duket se këto thashetheme kanë marrë fund përfundimisht. 

Reprezentuesi kanadez iu bashkua Bayernit nga Vancouver Whitecaps në 2018 dhe që prej atëherë ka luajtur në 220 ndeshje për klubin, duke fituar pesë tituj të Bundesligas dhe dukë u shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij. 

Teksa Davies po i afrohet rinovimit të kontratës me Bayernin, të besuarit e Vincent Kompany nesër (e shtunë) do të luajnë në udhëtim ndaj Freiburgut./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Ligat tjera
Gjiganti anglez konsideron transferimin e Joao Cancelos

Gjiganti anglez konsideron transferimin e Joao Cancelos

Premier League
Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Ligat tjera
Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Ndërkombëtare
Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

La Liga
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori