LAJMI I FUNDIT:

Rama: PS do ta ndërtojë shtetin shqiptar

Rama: PS do ta ndërtojë shtetin shqiptar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mitingun përmbyllës në Kavajë kërkoi votën për PS-në, e cila siç tha ai, është e vetmja forcë politike që do të ndërtojë shtetin shqiptar dhe do të çojë flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi bërë shumë, por gjithçka kemi bërë është në themele. Tani na duhet të vendosim nëse do të ndërtojmë më tutje shtëpinë e shtetit shqiptar, apo do të përjetojmë një tjetër prishje të themeleve të tij. Kjo s’duhet të ndodhë dhe s’ka për të ndodhur, sepse në 25 qershor Shqipëria do jetë një det kuq e zi që do të hapë një rrugë të re, drejtësi të re e administratë për qytetarët”, deklaroi Kryeministri.


Në Kavajë, siguroi kryeministri Rama, duke u bashkuar të majtë e të djathtë e duke vënë Shqipërinë, flamurin kuq e zi mbi partitë e flamujt e tyre, pas katër vitesh do të shikoni një transformim të madh, shumë më tepër se ç’është bërë në këto 44 muaj.

“Ne jemi në këtë betejë sepse besojmë se Shqipëria mund të bëhet pavarësisht se ka ende shumë për të bërë dhe ajo që kemi bërë në çdo sektor nuk mjafton, por u kemi dhënë të gjithëve provën e mjaftueshme se jemi e vetmja forcë në gjendje të bëjmë shtet me punë e mirëqenie”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori