LAJMI I FUNDIT:

Milani me të gjitha forcat pas Perinit, ofron edhe futbollistë në shkëmbim

Milani me të gjitha forcat pas Perinit, ofron edhe futbollistë në shkëmbim

Agjenti i portierit të Genoas, Mattia Perin, thuhet se është në bisedime për një transferim në Milan, me Gabriel Palettan që duhet të shkoj në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.

Sipas Tuttomercatoweb, përfaqësuesi i Perin, Alessandro Lucci u takua sot (e shtunë) me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, për të diskutuar situatën.


Pas vendimit të Donnarummas, Milani vihet pas tre portierëve (Foto)
Lexo po ashtu Pas vendimit të Donnarummas, Milani vihet pas tre portierëve (Foto)

Me Gianluigi Donnarumma që refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, Rossonerët kanë nevojë për një zëvendësim dhe Perin duket se është favoriti i parë për këtë pozitë.

Perin ende po shërohet nga lëndimi, duke e shqyer dy herë në një vit ligamentin e tij të kryqëzuar, por duhet të jetë gati për stërvitje para fillimit të sezonit.

Është e mundur që Milani të përfshijë lojtarë të tjerë si pjesë të marrëveshjes, duke përfshirë mbrojtësin Paletta dhe ish-mesfushorin e Genoas, Andrea Bertolacci. /Telegrafi/