LAJMI I FUNDIT:

Nëse Verratti largohet, PSG nënshkruan me Bonaventuran

Nëse Verratti largohet, PSG nënshkruan me Bonaventuran

Nëse Marco Verratti largohet nga Paris Saint-Germain, atëherë zëvendësimin do ta gjejë te Milani duke ofruar Giacomo Bonaventura.

Verratti ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi dhe Barcelona.

PSG ka filluar të mendojë për përforcime dhe në orbitën e tyre është Bonaventura.


27 vjeçari ka qenë i lënduar në kohën e fundit, por në vitet e fundit ishte ndër më të mirët te kuqezinjtë.

Ai ka shënuar pesë gola në 22 ndeshje.

Milani kishte nënshkruar me lojtarin nga Atalanta në vitin 2014 dhe ka kontratë deri më qershor të vitit 2020. /Telegrafi/