LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët anglezë duan transferimin e Vazquez pasi u la jashtë skuadrës nga Zidane

Gjigantët anglezë duan transferimin e Vazquez pasi u la jashtë skuadrës nga Zidane
I preferuar i Zidanes

Lucas Vazquez nuk ishte fare pjesë e formacionit dhe bankës rezervë në triumfin e Ligës së Kampionëve të Real Madridit mbrëmë.

Së bashku me James Rodriguez, Pepe dhe Fabio Coentrao, të cilët të gjithë do të largohen nga Real këtë verë, Lucas u hodh poshtë nga trajneri Zinedine Zidane.


Mesfushori është ndër Madridistët më besnikë, por veprimet e Zidanet e tronditën atë, sipas Don Balon.

Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vazquezin, e 'kapin' si fëmijën para ndeshjes (Video)
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vazquezin, e 'kapin' si fëmijën para ndeshjes (Video)

Ndërsa, ai për fat të mirë festoi fitoren ndaj Juventusit me shokët e tij mbrëmë – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjatë kësaj jave, por Lucas do të marrë gjithashtu parasysh të ardhmen e tij me klubin e tij të lindjes.

Liverpooli dhe Arsenali bënë një përpjekje në janar për anësorin, dhe tani janë përsëri të etur për të transferuar spanjollin.

Çmimi i këmbëshpejtit mendohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/