LAJMI I FUNDIT:

Avdullah Hoti viziton Kolë Berishën dhe merr një libër nga ai (Foto)

Avdullah Hoti viziton Kolë Berishën dhe merr një libër nga ai (Foto)

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar sot ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës  dhe njërin nga figurat kryesore të LDK-së, Kolë Berisha.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “Bashkëbisedimi me të gjithmonë rrezaton urtësi dhe vendosmëri, për ta bërë Kosovën ashtu siç e projektuan Kolë Berisha dhe të tjerë veprimtarë të shquar, nën udhëheqjen e mençur të Presidentit Rugova”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Hotit:

“Të dashur miq,

Një pjesë të ditës së sotme ndava me Kolë Berishën, një prej ikonave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atdhetarin e shquar, luftëtarin e paepur për lirinë, demokracinë dhe pavarësimin e Kosovës, burrështetasin model të Kosovës evropiane.

Bashkëbisedimi me të gjithmonë rrezaton urtësi dhe vendosmëri, për ta bërë Kosovën ashtu siç e projektuan Kolë Berisha dhe të tjerë veprimtarë të shquar, nën udhëheqjen e mençur të Presidentit Rugova.

Ne vazhdojmë angazhimin, me trashëgiminë e etërve tanë. AH”, ka shkruar Hoti.

Me këtë rast Kolë Berisha i ka dhuruar Avdullah Hotit librin e tij “Djajtë nuk flenë”. /Telegrafi/