LAJMI I FUNDIT:

ApSh: Vendimi ndaj sulmuesve, tregon se pushteti gjyqësor është i kapur nga kriminelë

ApSh: Vendimi ndaj sulmuesve, tregon se pushteti gjyqësor është i kapur nga kriminelë

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, me ç’rast sulmuesit e deputetëve më 27 prill në hapësirat e Kuvendit u dënuan me kusht për veprën “pjesëmarrje në turmë”. Nga Aleanca për Shqiptarët vendimin e Gjykatës Themelore e quajnë skandaloz pasi sipas tyre, sulmuesit kanë marrë dënimin më të lehtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dënim me kusht për nëntë të pandehurit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë
Lexo po ashtu Dënim me kusht për nëntë të pandehurit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

“Vendimi për t’i lënë të lirë sulmuesit edhe një herë e vërteton faktin e pamohueshëm se pushteti gjyqësor, sikurse çdo pushtet tjetër në Maqedoni në të kaluarën është i kapur nga banda kriminele e udhëhequr nga disa zyrtarë të OBRM-PDUKM-së. Kjo bandë e cila e kishte menduar mirë skenarin e sulmit të deputetëve në parlament, posaçërisht eliminimin fizik të liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, vazhdon të realizojë përfundimin e skenarit, respektivisht lirimin e sulmuesve të deputetëve. Pamjet e kamerave të sigurisë janë argumenti më i qartë se pas sulmit terrorist në Kuvendin e Maqedonisë, qëndron pikërisht OBRM-PDUKM-ja. Deputetët që kanë ndihmuar terroristët për të hyrë në Kuvend duke hapur dyert e parlamentit janë treguesi më i mirë se OBRM-PDUKM-ja ka orkestruar mirë dhe skenarin e gjykimit të mundshëm të sulmuesve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori