LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Fitorja në zgjedhjet e 11 qershorit vitale për të ardhmen e vendit

Mustafa: Fitorja në zgjedhjet e 11 qershorit vitale për të ardhmen e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 qershorit, mori pjesë sot në takimin me kryesinë e Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, gjatë takimit, u bisedua për mobilizimin e plotë të kësaj dege të fuqishme të LDK-së në Prishtinë për këto zgjedhje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë degë të fuqishme të partisë në nivel vendi, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në fitoret e LDK-së.


Mustafa theksoi rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit fitorja e Koalicionit të shpresës, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit, në ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Duke parë mobilizimin e Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë dhe të gjitha degëve tjera, kryetari Mustafa, tha po ashtu se Kosova do të ketë rastin që përmes qeverisjes së koalicionit të shpresës të transformohet dhe të zhvillohet në të gjitha aspektet.

Përfaqësuesit e strukturave të Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, theksuan angazhimin e tyre maksimal për fitore plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit./Telegrafi/