LAJMI I FUNDIT:

Balliu injoroi ftesat e De Biasit

Balliu injoroi ftesat e De Biasit
Ivan Balliu

Kur të gjithë prisnin që Ivan Balliu të vishte fanellën e Kombëtares, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare që luan te Metz në Francë pritej të grumbullohej për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, por kjo gjë nuk ka për të ndodhur.


Gazeta më e madhe sportive në Shqipëri, “Sport Ekspres” ka zbuluar një të vërtetë të hidhur në lidhje me lojtarin, që ka injoruar thirrjet e Giani De Biasit për të veshur fanellën kuqezi.

Trajneri i Kombëtares preferoi t’i shkruante personalisht lojtarit, por ky i fundit nuk ka denjuar as të kthejë përgjigje.

Përpara një muaji, trajneri De Biasi do të ndërmerrte hapin e parë, duke i dërguar mesazh vetë futbollistit me origjinë shqiptare të lindur në Spanjë. Mesazhi ishte shkruar në spanjisht, sepse është gjuha të cilën kupton më mirë Ivan Balliu, në rrjetin social Facebook, në profilin zyrtar të futbollistit.

Trajneri i kërkoi lojtarin që të jepte një përgjigje nëse kishte dëshirë që të vishej kuqezi për të parë gatishmërinë e tij përpara se të fliste me agjentin, por ajo që ndodhi ishte e pabesueshme. Balliu do të lexonte kërkesën e trajnerit të kombëtares kuqezi dhe s’do të përgjigjej…

Pas tentativës së parë, De Biasi provon edhe njëherë tjetër, duke i dërguar sërish në spanjisht. Tjetër shpërfillje nga lojtari, që lexon mesazhin dhe nuk përgjigjet.

Praktikisht, një sjellje aspak e hijshme e një lojtari që deri dje nuk njihej nga askush dhe që nesër mund të njihej nga qindra miliona shqiptarë, në një moment kur kombëtarja pas Evropianit ka fituar më shumë famë dhe prestigj.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori