LAJMI I FUNDIT:

City fiton me shumë vështirësi ndaj Leicesterit (Video)

City fiton me shumë vështirësi ndaj Leicesterit (Video)

Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Leicester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të fitoj në derbin e javës ndaj Leicesterit duke iu afruar shumë sigurimit të kualifikimit të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm .

“Qytetarët” kanë dominuar pjesën e parë të ndeshjes duke shënuar dy gola dhe duke bërë të mendojnë se do të jetë fitore e lehtë për ta.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29 të ndeshjes, ku shënues ishte David Silva pas asistimit të Leroy Sane.

Për të dyfishuar epërsinë u përkujdes sulmuesi i talentuar brazilian, Gabriel Jesus, i cili ishte i saktë në ekzekutimin e penalltisë në minutën e 36 duke ngritur epërsinë në 2-0.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen në lojë, duke shënuar një supergol me anë të Shinji Okazakit në minutën e 43 dhe duke quar skuadrat në pushim me rezultat 2-1.

Supergoditja e Okazakit

Në pjesën e dytë, Leicesteri ishte më e mirë dhe kishte mundësi të barazonte rezultatin në minutën e 77, por Riyad Mahrez gaboi gjatë ekzekutimin të penalltisë, duke prekur topin me dy këmbët dhe gjyqtari anuloi golin.

Pastaj deri në fund të ndeshjes pati shumë raste tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe City fitoi me rezultat 2-1 dhe kapi pozitën e tretë me 72 pikë, ndërsa Leicesteri renditet në vendin e nëntë me 43 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5m3tsx_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5m3uv5_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5m3w79_sport