LAJMI I FUNDIT:

Montella: Jam i lumtur, po planifikojmë të ardhmen e Milanit

Montella: Jam i lumtur, po planifikojmë të ardhmen e Milanit

Vincenzo Montella ka qartësuar situatën rreth të ardhmes së tij.

Trajneri italian ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Milani në fund të sezonit për të kaluar te Roma apo diku tjetër.

Megjithatë, është vet Montalla, i cili ka mohuar një largim nga Rossonerët dhe i ka cilësuar si thashetheme shkrimet për largimin e tij.


Montalla ka bërë që qartë që ndihet i lumtur dhe i nderuar që është trajner i  Milanit dhe tani është duke planifikuar të ardhmen e klubit.

“Kam lexuar disa thashetheme në ditët e fundit. Në këtë pikë ekziston harmonia e madhe, ne tashmë po planifikojmë të ardhmen”, ka thënë fillimisht Montella në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atalantan.

“Me Massimiliano Mirabellin kam një marrëdhënie të përditshme, por tani duhet të mendojmë për të tashmen dhe lojën e së dielës”, përcjell Telegrafi.

“Unë e ndjej nderimin e klubit, të cilin ata e kanë bërë të qartë për mua dhe publikisht”.

“Jam i lumtur që jam trajner i Milanit, thashethemet nuk më shqetësojnë, Milan duhet gjithmonë të luajë për të fituar dhe kjo gjë më ngacmon shumë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/