LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi rrëfen emocionet pak çaste para daljes në skenë: Pres mbështetjen tuaj! (Foto)

Linda Halimi rrëfen emocionet pak çaste para daljes në skenë: Pres mbështetjen tuaj! (Foto)

Këngëtarja Lindita Halimi pas pak çastesh do të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovisionit”.

Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “World” në mesin e 18 shteteve të garës më të madhe të muzikës në Evropë, e cila këtë vit po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Linda rrëfen emocionet e para pak para ngjitjes në skenë.


“Jam e emocionuar, por edhe e gatshme për skenën. Kam punuar shumë, ndaj do të jap maksimumin” , tha Linda për Telegrafin.

Ndërkohë që këngëtarja shqiptare kërkon edhe mbështetjen tuaj, gjë që mund ta bëni duke votuar kodin “04”, për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqiptarët në radhë të parë i përshëndes shumë, ndërsa kërkoj mbështetjen maksimale nga ata, mund të votojnë kodin ‘04’ që ta prekim finalen e Eurovisionit. Votat kanë shumë rëndësi që ne të kalojmë në finale, sepse finalja është sukses i madh për çdo pjesëmarrës këtu, dhe secili popull voton për përfaqësuesit e tij, ata që ndodhen jashtë shtetit sigurisht”, përfundoi rrëfimin e saj ekskluziv këngëtarja Halimi.

Telegrafi ju sjell më poshtë edhe listën me numrat e shteteve përkatëse nga të cilat votohet sot (e martë) në gjysmëfinalen e parë.

Shtetet me më së shumti shqiptarë që kanë të drejtë votimi në natën e sotme janë: Gjermania, Italia, Mali i Zi, Franca dhe Anglia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori