Liria ka triumfuar në ndeshjen vendimtare për t’i ikur barazhit ndaj Dritës.
Skuadra vendase arriti që në fund të ndeshjes të fitoj një penallti dhe të shënoj fitore minimale 1-0.
Kjo ndeshje u përcjell nga mijëra tifozë të cilët në fund sulmuan edhe gjyqtarin anësorë dhe disa policë.
Ndeshja e sotme ishte tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat që po luftojnë me njëra tjetrën për t’i ikur barazhit.
Drita kishte udhëtuar me qindra shikues drejt Prizrenit për të arritur të marrë pikë.
Rastin më të mirë në fillim të ndeshjes e kishte Meriton Korenica për vendasit por goditjen e tij e priti Halimi.
Drita u kundërpërgjigj nëpërmjet talentit të saj Leotrim Kryeziu por goditja e tij ishte e pa saktë.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi më ashpër për të dyja skuadrat që kishin nevojë të madhe për pikë.
Pasi kaluan një orë lojë, Leotrim Kryeziu kishte një tjetër rast të mirë shënimi por pa arritur ta dërgoj topin në rrjetë.
10 minuta para fundit, Gashi rrezikoi për vendasit por në fund porta e mysafirëve mbeti e pa prekur.
Në minutën e 88-të erdhi edhe goli i shumëpritur për vendasit.
Fillim Guraziu shënoi nga pika e bardhë pasi më parë ishte penguar nga mbrojtja mysafire për 1-0.
Pas golit të vendasve, ndodhi një incident në fushë.
Tifozët mysafirë sulmuan gjyqtarin anësorë Preniqi dhe u futën në fushë duke tentuar të përleshën me tifozët vendas ‘Arpagjikët’.
Pas këtij incidenti mbetën të lënduar edhe disa policë të Kosovës.
Ndërkohë ndeshje nuk filloi pa u zbrazur tribunat e stadiumit me urdhër të gjyqtarit kryesor Selim Isufi.
‘Intelektualët’ nga Gjilani nuk u larguan nga stadiumi, derisa Isufi ndërpreu ndeshjen pas 40 minutave pritje.
Tani i mbetet FFK-së të vendos për fatin e kësaj ndeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë
Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh