LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM e riafirmon pozitën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM e riafirmon pozitën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM në seancën e mbrëmshme për situatën aktuale politike në vend, siç kumtoi, tentimin e paligjshëm për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit i cili paraqet dhunë ndaj institucioneve, para se gjithash Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e përshkruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Mosrespektimi i Kushtetutës është mosrespektim i shtetit të RM-së dhe mund të paraqesë hyrje të rrezikshme në praktikën e re të devalvimit të shtetit dhe institucioneve’, thuhet në kumtesë, njofton AIM.

Për Komitetin qendror të OBRM-PDUKM, siç qëndron në kumtesë, tentimi për krijimin e institucioneve të paligjshme do të bënte precedent i cili në të ardhmen mund të keqpërdorë dhe të bëhet praktikë e zakonshme dhe në këtë mënyrë të suspendohet vullneti zgjedhor i qytetarëve. /Telegrafi/