LAJMI I FUNDIT:

Pires: Arsenali duhet ta blejë Mbappen

Pires: Arsenali duhet ta blejë Mbappen
MUMBAI, INDIA - NOVEMBER 6: Former French footballer and football coach Robert Pirès during interaction at Mehboob Studio, Bandra on November 6, 2016 in Mumbai, India. (Photo by Pratham Gokhale/Hindustan Times via Getty Images)

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, beson se ish-klubi i tij duhet ta blejë sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.

Nëse Arsenali dëshiron të rivalizojë me skuadra si Manchester United dhe Chelsea, ata duhet të blejnë një lojtarë si Mbappe që ka shënuar 23 gola deri më tani. Kështu mendon Robert Pires.


“Monaco e ka sulmuesin më të mirë në Evropë për momentin, Kylian Mbappen”, ka thënë Pires.

Djaloshi i artë që po i çmend të gjithë

‘Shpresoj që Kylian të ndjek hapat e Thierry Henry, pasi ka një profil të njëjtë me Thierryn – i shpejtë, i fortë dhe golashënues, por ia është shumë i ri tani që të krahasohet me të”.

“Mendoj që Arsenal do të nënshkruajë më të. Problemi është se sa do të kushtojë. Mbappe ka potencial që të luajë me Arsenalin dhe Wenger është menaxheri i duhur që të menaxhojë”.

‘Monaco dhe Arsenal janë klube të njëjta”, ka thënë Pires. /Telegrafi/