LAJMI I FUNDIT:

Gruevski në takim me ambasadorët e huaj, kërkon zgjedhje të reja

Gruevski në takim me ambasadorët e huaj, kërkon zgjedhje të reja

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Suedisë dhe Holandës në Maqedonisë. Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se, në takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe pozicionet e tyre për tejkalimin e krizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski në këtë takim ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjidhje më e mirë për të dalur nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, së bashku me ato lokale.

“Ajo që po ndodh për momentin në Kuvend është shfrytëzim i ligjeve dhe rregulloreve nga ana e koalocionit “Për Maqedoni të përbashkët” për të treguar qëndrimet e tona ndaj debatit. Gjithçka që po përdorim është në kuadër të ligjeve dhe normave kushtetuese”, ka deklaruar Gruevski në takim.


Në këtë takim përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së kanë vlerësuar se është e nevojshme të ketë dialog dhe debat në kuadër të institucioneve për të dalur nga kriza.

Në takim me katër ambasadorët pjesëmarrës kanë qenë edhe Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vlladimir Gjorçev dhe anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie./Telegrafi/