LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesa të njëjta si të OBRM-PDUKM-së

“Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesa të njëjta si të OBRM-PDUKM-së

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” pas pauzës disa ditore ka vazhduar sot me protesta kundër Deklaratës së partive shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative, njëjtë si në protestat e ditëve më parë kanë përsëritur kërkesat e tyre të njëjta: të dënohet Deklarata e përbashkët e partive shqiptare dhe Maqedonia të mbetet shtet unitar.

Ajo që bie në sy është edhe kërkesa e tyre për zgjedhje të reja, e cila është e njëjtë me partinë në pushtet, të cilët janë të bindur se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për dalje nga kriza./Telegrafi/