LAJMI I FUNDIT:

AGK: Do ta monitorojmë rastin e gazetarit mitrovicas

AGK: Do ta monitorojmë rastin e gazetarit mitrovicas

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës se gazetari Musa Mustafa ka bërë ‘raportim jo të vërtetë’ para dy ditësh kur ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit.

Në lidhje me këtë rast, AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dy palët, si me Policinë  Kosovës ashtu edhe me gazetarin Mustafa.


Zbardhet rasti i ‘kanosjes’ ndaj gazetarit në Mitrovicë
Lexo po ashtu Zbardhet rasti i ‘kanosjes’ ndaj gazetarit në Mitrovicë

Megjithatë, policia ka njoftuar se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

“Ashtu siç vepron edhe me rastet e tjera, AGK-ja do të monitorojë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij rasti deri në një vendim përfundimtar.  Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera”, thuhet në reagim.

AGK-ja së fundi ka vendosur ura të rregullta komunikimi me institucionet duke përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe institucionet e tjera që kanë ndikim në përpjekjen tonë për  krijimin e një klime më të favorshme për të ushtruar profesionin e gazetarit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori