LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Serie A vjen me ndryshime për sezonin 2017/18

Zyrtare: Serie A vjen me ndryshime për sezonin 2017/18

Sezoni i 2017/18 i Serie A do të zhvillohet nga 20 gushti deri në 20 maj, por pushimet e dimrit do të shtyhet deri në janar.

Vendimi u mor në takimin e sotëm(enjte) të Lega Serie A nga 20 klubet që përbejnë kampionatin.

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura kishte shpresuar për të filluar sezonin më 13 gusht, duke i dhënë disa ndeshje ekipeve më konkurruese para përballjes së 2 shtatorit me Spanjën.


Në vend të kësaj, sezoni do të fillojë më 20 gusht 2017 dhe do të përfundojë më 20 maj të vitit 2018, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i madh është se pushimi dimëror do të shtyhet deri në muajin janar dhe jo në dhjetor qysh ka qenë gjithmonë.

Kjo për shkak se do të ketë ndeshje të Serie A më 23 dhe 30 dhjetor, ndërsa ndeshja tradicionale e 6 janarit nuk do të zhvillohet pasi do të shënohet festa shtetërore “La Befana”.

Pas kësaj, nuk do të ketë ndeshje deri më 21 janar, ndërsa mësohet se do të jetë tri ndeshje të mesjavës më 20 shtator, 25 tetor dhe 18 prill. /Telegrafi/