Ndonëse të varfër, shqiptarët janë mjaft të dhënë pas udhëtimeve. Për turizëm, tek të afërmit emigrantë, apo për qëllime biznesi, shqiptarët rezultojnë të kenë shpenzuar jashtë 1.1 miliardë euro në vitin 2016, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e kaluar. Kjo shumë është sa gati 10% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare në një vit.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka Shqipërisë, në bilancin e udhëtimeve, që publikon shifrat e shpenzimeve të shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit dhe në kahun tjetër ato të të huajve në Shqipëri.
Periudha kur shqiptarë shpenzojnë më shumë para jashtë është në tremujorin e tretë, që përkon edhe me pushimet e verës. Në verën e 2016-s, turistët dhe udhëtarët shqiptarë shpenzuan gati 370 milionë euro. Ndonëse vendi ka plazhe të bukura e të larmishme, shumë pushues zgjedhin plazhet e Turqisë apo dhe Greqisë e të tjera, për shkak të komoditetit të tyre dhe raportit cilësi-çmim.
Në kahun e kundër, shpenzimet e të huave në Shqipëri, kanë shënuar një rritje të ndjeshme në 2016-n, duke arritur në 1.5 miliard lekë, me një rritje prej 13% në raport me vitin e kaluar. Rekordi i të ardhurave është arritur në verë, me 521 milionë euro. Vitet e fundit është rritur dukshëm interesi i të huave për Shqipërinë dhe mediat e huaja nuk pushojnë së shkruari për bukuritë e vendit.
Gjithsesi, pavarësisht prurjeve të larta të turistëve prej 1.5 miliardë euro, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi është rreth 390 milionë euro, për shkak të shpenzimeve të mëdha jashtë. Por, në krahasim me vite më parë, kur bilanci ishte negativ (shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin më të larta se ato të turistëve në Shqipëri), kemi një përmirësim të dukshëm.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2016, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri arritën një rekord prej 4.7 milionë udhëtarësh, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Edhe daljet e shtetasve shqiptarë u zgjeruan me 8%, për të arritur me 4.8 milionë pasagjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë