LAJMI I FUNDIT:

Mustafa merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Mustafa merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar qytetarët dhe publikun e gjerë për pjesëmarrjen e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ç’rast kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet me fjalim para krerëve të EPP-së, njëherësh përfaqësues të qeverive dhe institucioneve evropiane.

“EPP është grupi më i madh parlamentar në kuadër të Parlamentit të Bashkimit Evropian, institucion i cili përkrah fuqishëm perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

Kryeministri dhe delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane”, thuhet në njoftimin për media.


Kongresi i Partive Popullore Evropiane do të mbahet në Maltë, në datat 29 dhe 30 mars./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori