LAJMI I FUNDIT:

Kadaj – Bujupi: Projektligji për FSK-në i mangët, por do të votohet nga VV-ja

Kadaj – Bujupi: Projektligji për FSK-në i mangët, por do të votohet nga VV-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se procedimi i projektligjit për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është dashur të ndodhë shumë më herët.

Ajo në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se “nëse flasim për këtë projektligj mund të them se është shumë i mangët. Kjo është vërtetuar nga ekspertët tanë”.


“Ligji në substancën e vet ka shumë mangësi, ne insistojmë që ta procedojmë sa më shpejt. Projektligji është goxha i brishtë. Ka mangësi të shumta. Do të japim maksimumin të evitojmë të gjitha mangësitë e tanishme që projektligji për FSK-në të jetë më i plotë dhe më substancial”, ka shtuar Kadaj – Bujupi, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, të gjitha çështjet në interes të Kosovës, janë subjekt i trajtimit të AAK-së, duke shtuar se “pavarësisht se nga kush vijnë propozimet, kur bëhet fjalë për ushtrinë dhe interesat e shtetit, jemi aty për ta përkrahur”.

“E mirë është që Kosova të bëhet më ushtri, dhe në këtë përpjekje e kemi zërin tonë dhe mundësinë që këtë projektligj ta përpunojmë, dhe të insistojmë në themelimin e ushtrisë së Kosovës. Për që pika qendrore është që Kosova të jetë me ushtri. Unë besoj që përgatitja e FSK-së, në bashkëpunim me NATO dhe SHBA, do të jetë një nismë, e cila do të jetë e gatshme ta mbroj territorin e vendit”, ka theksuar Kadaj – Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori