LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Nuk do të lejojmë grindje në Maqedoni për fushatë zgjedhore

Poposki: Nuk do të lejojmë grindje në Maqedoni për fushatë zgjedhore

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, mori pjesë në takimin joformal të ministrave të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Poposki tha se të gjithë qytetarët e duan Maqedoninë më shumë se sa politikanët dhe se nuk do ta lejojnë që për fushatë zgjedhore të nxitet grindje në Maqedoni.

Ai shtoi se urtësia e popullit është më e madhe se apetitet dhe se askush nuk do ta tërheqë Maqedoninë në lojra. Sipas AIM-së, në këtë takim të mbajtur në Zagreb, tema kyçe ishin integrimet evropiane dhe stabiliteti rajonal.

Në takimin ndërministror u miratua edhe Deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve të procesit./Telegrafi/