LAJMI I FUNDIT:

Banka rezervë e Unitedit ndaj Blackburnit vendos rekord në FA Cup (Foto)

Banka rezervë e Unitedit ndaj Blackburnit vendos rekord në FA Cup (Foto)

Manchester Unitedi fitoi ndaj Blackburn Rovers me rezultat 1-2 në FA Cup dhe kështu u kualifikua në çerekfinale.

Djajtë e Kuq e kishin pak të vështirë fillimin e kësaj ndeshje pasi disa nga lojtarët më të mirë Jose Mourinho i kishte lënë në bankën rezervë.

Me këtë rast Man Utd ka vendosur një rekord në këtë garë. Banka e tyre rezervë është më e shtrenjta që është parë ndonjë herë në histori të FA Cup.


Teknikun portugez në stol kishte lënë lojtarët: Juan Mata, Paul Pogba, Luke Shaw, Dean Henderson, Bastian Schweinsteiger, Eric Bailly dhe Zlatan Ibrahimovic, dhe gjithë këta i kanë kushtuar klubit anglez 192 milionë funte.

Më herë rekordi mbahej nga Manchester City me 169 milionë funte, ku në bankë kishte lojtarë: Jesus Navas, Fernando, Nolito, Claudio Bravo, Pablo Zabaleta, Kevin De Bruyne dhe John Stones. /Telegrafi/