LAJMI I FUNDIT:

Liburni, fitues i Kupës së Kosovës

Liburni, fitues i Kupës së Kosovës
????????????????????????????????????

Dramë e vërtet në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futsall, që tradicionalisht zhvillohet për ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërmjet Liburnit nga Gjakova dhe Prishtinës.

Vetëm pas lojës shtesë u përcaktua fituesi e ai është Liburini, që ngadhënjeu me rezultat 5:3.


Në pjesë e parë ndonëse futbollistët e Prishtinës patën më shumë nga loja, duke qarkulluar topin më shumë dhe duke krijuar raste shënimi. Futbollistët e Liburnit në minutën e 14-të arritën që përmes Selmanajt të shënojnë për 1:0 me të cilin rezultat edhe u përmbyllë pjesa e parë. Furishëm ka nisur pjesa e dytë nga të dyja ekipet.

Prishtina për të barazuar dhe këtë e arriti në minutën e 24-të përmes D. Berishës. Por gjakovarët i kundërpërgjigjen shpejt dhe Ramdana Alaj, anëtar i Përfaqësueses së Kosovës kaloi sërish Librunin në epërsi në 2:1. Futbollistët e Prishtinës nuk u ndalën por organizuan disa sulme dhe në minutën e 36-të Paqarizi barazoi shifrat në 2:2.

Koha e rregullt përfundoi baras, ndërsa në minutën e 2-të shtesë Alaj shënoi për 3:2. Shumë shpejt kanë reaguar kryeqytetasit në minutën e 3 –të shtesë barazojnë në 3:3 përmes Dervishjat. Gjakovarët sulmojnë vazhdimisht për të shënuar në minutën 5 shtesë për 4:3 përmes Nexhip Selimit dhe në minutën e 10-të shtesë për 5:3 shënon Dobroshi.

Në fund medaljet për gjyqtarë dhe vëzhgues i dorëzoi Përparim Hasani, kryetari i Komisionit për gjyqtarë. Medaljet vendit të dytë ja dorëzuan Agim Avdyli e Skender Sadiku anëtarë të Komisionit për futsall, ndërsa kupën vendit të dytë ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ndërsa vendit të parë medaljet ia dorëzuan Iljaz Mjaku anëtar i KE dhe përgjegjës për futsall dhe Rasim Gimolli kryetari Komisionit për futsall, ndërkaq kupën fituesit ja dorëzoi nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.

Liburni – Prishtina 5:3 (2:2 – 1:0)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: 500

Gjyqtarë: B. Beqiri, B. Ismajli e M. Rexhepi.

Shënues: Selmanaj (14), Alaj (27,42 ). Dobroshi (44) e Selimi (50) për Lib.e Berisha (24), Paqarizi (36)Kelmendi (43) për Pr.

Liburni: Krasniqi, Dobroshi, Selmanaj, Brovina, Selimi, Lluka, Alaj, Hamza, Qerimi, Kasapi, Daci, Nikolla dhe Prendrecaj.

Trajner: Bekim Bytyqi.

Prishtina: Krasniqi, Qori, Muharremi, Zejnullahu, Qestaj, Paqarizi, Talla, Dervishaj, Berisha, Sadiku, Kameri, Gega dhe Klemendi.

Trajner: Huar Morina