LAJMI I FUNDIT:

Një shampanjë dhe çokollata në formë zemre, Zaimina përjeton lumturinë (Foto)

Një shampanjë dhe çokollata në formë zemre, Zaimina përjeton lumturinë (Foto)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka bërë të ditur së fundmi se ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, për të kaluar disa ditë pushimi.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka publikuar fotografi në të cilat shfaqet mjaft provokuese me bikini, teksa shijon plazhin në ditët me diell.

Por, këngëtarja nuk ka zbuluar personin i cili po e shoqëron në këtë udhëtim.


Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaq këmbët seksi, teksa pranë saj gjendet një shampanjë, dhe disa çokollata në formë zemre.

Zaimina shijon çokollatat në formë zemre dhe shampanjën për Shën Valentin, hedh dyshimet se është në lidhje. Foto nga InstaStory.

Mesa duket, Zaimina ka përjetuar çaste të lumtura për Shën Valentinit, përderisa ka shijuar këto elemente që përkojnë me festën.

Pavarësisht se ajo nuk ka treguar nëse është në ndonjë lidhje të re apo jo? Megjithatë imazhet e fundit në Instagram lënë vend për dyshime. /Telegrafi/