LAJMI I FUNDIT:

Durant shkëlqen, Warriors mposhtin edhe Houstonin

Durant shkëlqen, Warriors mposhtin edhe Houstonin

Kevin Durant ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e Golden State Warriors.

Kësaj radhe viktima e radhës e nën kampionëve të NBA ishte skuadra e papërshtatshme Houston Rockets.


Gjatë gjithë ndeshjes, Warriors ishin më të mirë duke mposhtur në fund kundërshtarët me rezultat 125:108.

Kevin Durant ishte më i miri në parket me 32 pikë të shënuara, shtatë asistime, katër kërcime dhe dy bllokada.

Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja, Stephan Curry dhe Klay Thompson, ku i pari bëri 24 pikë dhe shtatë asistime, ndërsa i dyti shtoi 16 pikë.

Qendra Clint Capela ishte më efikasi tek Houston me ‘double double’, prej 22 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa James Harden shtoi 17 pikë e 11 asistime por të pa mjaftueshme që të mposhtin nën kampionët.

Ndërkohë Los Angeles Lakers iu është kthyer fitoreve pasi ka mposhtur Indiana Pacers me 12 pikë epërsi, 108:96.

Fundori Louis Williams ishte më efikasi në ndeshje me 27 pikë të shënuara, mirëpo u ndihmua shumë edhe nga Julius Randle që shënoi 16 pikë dhe pati pesë kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Brandon Ingram dhe Nick Young që realizuan nga 15 pikë.

Tek Indiana me lojë të mirë si gjithnjë u dallua Paul George me 21 pikë të shënuara por që nuk mjaftuan ta mposhtin Lakers. /Telegrafi/

Rezultatet:

GS Warriors – Rockets 125:108
LA Lakers – Pacers 108:96
Chicago Bulls – Atlanta Hawks 93:102
Sacramento – Memphis 91:107
Utah Jazz – Dallas 112:107
Orlando – Bucks 112:96
Toronto – Hornets 78:113
Portland – 76ers 92:93
Nets – Pelicians 143:114

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori