LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Pozicioni i mirë i shqiptarëve ju pengon partive maqedonase (Video)

Selmani: Pozicioni i mirë i shqiptarëve ju pengon partive maqedonase (Video)

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka thënë se edhe pse shqiptarët humbën fuqinë politike në Kuvendin e Maqedonisë ata tani kanë fuqi më të madhe se në ciklet e kaluara zgjedhore, duke u bazuar në numrin e deputetëve maqedonas nga partitë maqedonase dhe retorikën negative që e kanë për njëri tjetrin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Shqiptarët humbën shtatë mandate në krahasim me mandatet e kaluara, por janë forcuar në kombinatorikat e formimit të qeverisë, dhe ky pozicion i shqiptarve ju pengon edhe OBRM-PDUKM-së edhe LSDM-së” u shpreh Naser Selmani në emisionin ClickPlus në Tv21./Telegrafi/