LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Situata është e tensionuar, dialogu duhet të riformatohet

Ramadani: Situata është e tensionuar, dialogu duhet të riformatohet

Situata në veri është e tensionuar, me mundësi reale të përkeqësimit. Kështu e ka vlerësuar situatën në Kosovë njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani në një prononcim për Telegrafin tha se Serbia po e nxitë përkeqësimin e gjendjes në veri, në kuadër të luftës speciale që po zbaton kundër Kosovës, kundër Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.


Ai vlerësoi se Serbia po synon të përforcojë pozicionin e vet ndaj Kosovës, rajonit dhe BE-së, duke luajtur me lidhjen e vet speciale me Rusinë.

“Besoj se institucionet e Kosovës duhet të bazohen në maturi dhe vendosmëri, duke i dhënë çdoherë përparësi vullnetit për fqinjësi të mirë dhe dialog të barabartë. Dialogu besoj se duhet të riformatohet edhe për nga përmbajtja, edhe për nga forma”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, sipas tij Kosova duhet të detajojë partneritetin me komunitetin ndërkombëtar dhe me theks special partneritetin me SHBA-në në përballje me këto sfida.

“Kosova besoj se duhet të koordinojë gjithçka me SHBA-në, në mënyrë që veprimet kosovare të jenë të suksesshme dhe të qëndrueshme”, vlerësoi situatën në Kosovë njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata në veri është e qetë dhe stabile dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Ndërkaq, autoritetet në Prishtinë thonë se Beogradi ka ndërruar tërësisht kursin politik, duke u përpjekur që t’i minojë të arriturat në këtë dialog dhe të kthej sërish politikën e organizimit paralel, institucional të serbëve brenda territorit të Kosovës

Kreu i Kuvendit të Kosovës në një prononcim për media vlerësoi se Serbia me manipulime po tenton ta mbajë peng Kosovën.

“Situata është serioze, por qytetarët duhet të ndjehen të sigurt, posaçërisht qytetarët e pjesës veriore. Mos të ndjehen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund një e 700 vjet në Kosovë”, u shpreh Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori