LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Bournemouth – Arsenal

Analizë dhe parashikim: Bournemouth – Arsenal

Arsenali do të ketë mision shumë të vështirë si mysafirë i Bournemouthit.

Vendi: Dean Court, Bournemouth
Koha: 03 janar (e martë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Bournemouth:
Trajneri Eddie Howe sërish nuk do të ketë në dispozicion Marc Pugh dhe Lewis Cook shkaku i lëndimeve.

Jack Wilshere nuk do të ketë mundësi luajë kundër skuadrës që e huazojë shkaku i marrëveshjes mes vendasve dhe Arsenalit, ndërsa Josh King do të kthehet dhe do të luajë rolin e numrit 10.

Callum Wilson dhe Adam Smith mund të paraqiten në vend të Benik Afobet dhe Ryan Fraserit.

Bournemouth – Arsenal: Formacionet e mundshme, kthehet Mustafi
Lexo po ashtu Bournemouth – Arsenal: Formacionet e mundshme, kthehet Mustafi

Arsenal:
Mohamed Elneny është i padisponueshëm për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe pritet të zëvendësohet prej Francis Coquelinit.

Mesut Ozil, Kieran Gibbs dhe Theo Walcott janë të gjithë në dyshim për Arsenalin, ndërsa Chuba Akpom dhe Danny Welbeck ende po stërviten në palestër.

Santi Cazorla, Mathieu Debuchy, Yaya Sanogo dhe Per Mertesacker përfundimisht nuk do të paraqiten për Gunners.
Arsene Wenger mund të inkuadrojë prej minutës së parë Shkodran Mustafin, Alex Oxlade-Chamberlainin si dhe Granit Xhakën.

A e dini se ?
Arsenal janë të pamposhtur në 26 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Në gjashtë ndeshjet e fundit të Bournemouthit në Ligën Premier janë shënuar më tepër se dy gola.
Arsenal ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Bournemouthit në të gjitha garat.
Arsenal ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Bournemouth në të gjitha garat.
Arsenali ka realizuar më shumë se dy gola në tre ndeshjet e fundit si mysafirë në Ligën Premier.

Analiza
Bournemouth pas humbjes të njëpasnjëshme triumfoi si mysafirë kundër Swanseas në prag të Vitit të Ri dhe do të shpresojë që të shënojë fitore kundër Arsenalit.
Arsenali ka shënuar dy fitore rresht dhe do të shpresojë të triumfojë sërish në katër ndeshjet e fundit si mysafirë, ku tre herë nuk kanë arritur të arkëtojnë tre pikë.
Bournemouth këtë sezon ka treguar lojë të mirë si vendas, por Arsenali po shpreson të arrijë tri fitore të njëpasnjëshme në ligë. /Telegrafi/

Bournemouth 12 Arsenal