LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të papërshtatshme për televizion gjatë vitit 2016, prijnë prezantueset e motit (Video)

Veshjet më të papërshtatshme për televizion gjatë vitit 2016, prijnë prezantueset e motit (Video)

Gjatë vitit që po e lëmë pas, ka pasur shumë zhveshje dhe paraqitje jo dinjitoze në televizion.

Transmetimet e drejtpërdrejta mund të jenë të mundimshme, ndërsa përzgjedhja jo e duhur e veshjes, e bënë këtë moment të pakëndshëm, transmeton Telegrafi.

Britanikja kontroverse Katie Price, ka shkuar në një emision e veshur me fustan që i zbulonte gjoksin, kurse fundi i tejdukshëm ia zbulonte brekët.


Sidoqoftë, prezantueset e motit ishin ato që shkaktuan më së shumti habi.

Derisa njërës i ra pjesa e sipërme e rrobave për larje, tjetra doli para kamerës me një dekolte shumë të hapur dhe nisi të bëjë ushtrime fizike.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni një përmbledhje të grave që nuk i vishën si duhet për të dalë para kamerës.

“Më shumë fat për përzgjedhjet e veshjeve gjatë vitit që vjen” është komenti që e shoqëron këtë filmim. /Telegrafi/

https://youtu.be/HSDmYe4IwRc