LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të personit me mjekër të vizatuar, që plaçkiti në pompën e benzinës (Foto)

Në kërkim të personit me mjekër të vizatuar, që plaçkiti në pompën e benzinës (Foto)

Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara është vënë në kërkim të një burri që e kishte vizatuar fytyrën me ngjyrë që të duket si mjekër.

Me këtë maskim të pazakontë, ai ka hyrë në një pompë benzine dhe nën kërcënimin e armëve, i ka detyruar punonjësit t’ia japin paratë nga arka, transmeton Telegrafi.

Kamera e sigurisë e ka filmuar këtë njeri që kishte vënë shall në kokë, derisa fytyrën e ka mbuluar me ngjyrë që dyshohet të jetë nga lapsat për ilustrim.


Fotografia e plaçkitësit që është larguar me një makinë të madhe, është postuar në rrjete sociale, në përpjekje që të identifikohet.

“Pse të përdoren maskat e frikshme, kur mund të vizatohet mjekra dhe të bëhen të gjithë për të qeshur” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/