LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Një video emocionuese e një djali 6-vjeçar që zbulon me gëzim se po merr një zemër të re, ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Në X, spitali i Ohajos ndau pamjet e John Henryt i cili ka lindur me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë, ose HLHS, një gjendje e rrallë e lindur.

Djali i vogël ishte duke pritur për një transplant zemre për gjashtë muaj.


Kështu, kur një donator konfirmoi disponueshmërinë e organit, John Henry shkëlqeu nga lumturia dhe ndau emocionet e tij me të gjithë miqtë e tij në Cleveland Clinic Children’s, përcjell Telegrafi.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “Po marr një zemër të re!” Nuk do ta harrojmë ditën kur 6-vjeçari John Henry mësoi se një zemër donatore ishte në dispozicion për të, John Henry kishte pritur për një transplant të zemrës për gjashtë muaj përpara se ai dhe familja e tij të merrnin lajmin”.

Sipas Cleveland Clinic Children’s, HLHS ndodh kur ana e majtë e zemrës nuk formohet siç pritet gjatë shtatzënisë dhe gjendja ndikon në rrjedhën e gjakut nëpër zemër.

Kjo çon në anën e djathtë të zemrës që duhet të pompojë gjak në mushkëri dhe në pjesën tjetër të trupit, duke bërë që ana e djathtë e zemrës të mbingarkohet.

Gjashtëvjeçari kishte nevojë për operacione të shumta për të trajtuar gjendjen e tij të rrallë.

Megjithatë, pasi djali i vogël filloi të përjetonte dështim të zemrës, mjekët përcaktuan se transplantimi i zemrës ishte alternativa e tij e vetme.

Djaloshi u vendos në listën e pritjes së transplantit në dhjetor të vitit 2023, ndërsa së shpejti pritet t’i nënshtrohet operimit për zemrën e re. /Telegrafi/