LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Manchester City – Arsenal

Parashikim: Manchester City – Arsenal

Arsenali dhe Manchester City do të përballen të dielën pasdite në duelin që mund të zhvendosë ekuilibrat në majen e tabelës në Ligën Premier.

Vendi: Etihad Stadium, Mançester
Koha: 18 dhjetor (e shtunë), 17:00


Lajmet rreth ekipeve

Manchester City
Ilkay Gundogan pësoi një lëndim në ligamentin e gjurit në fitoren ndaj Watfordit në mesjavë dhe pritet që të mungojë për disa muaj. Me Fernandinhon që po ashtu është i suspenduar, duket se Pep do të duhet të luajë me mesfushorët tipik të qendrës, si Fernando dhe Yaya Toure.
Sergio Aguero ka edhe dy ndeshje të mbetura nga suspendimi i tij. Nolito u shfrytëzua si sulmues qëndror ndaj Watfordit, me Kelechi Iheanachon në stol, mbetet të shihet se si do të realizohet formacioni të dielën.
John Stones u pushua në fitoren ndaj Watfordit, por do të kthehet për ekipin në këtë duel të rëndësishëm.

Arsenal
Chupa Akpom, Santi Cazorla, Debuchy, Yaya Sanogo, Shkodran Mustafi janë të gjithë jashtë fushave në aspekt afatjgatë. Per Mertesacker dhe Danny Welbeck janë rikthyer në stërvitje, por kjo ndeshje është shumë e shpejt për një rikuperim në aspektin e lëndimeve, teksa Aaron Ramsey është ende në dyshim.
Asnjë ndryshim serioz nuk pritet pas humbjes prej 2-1 ndaj Evertonit të martën edhe pse Iëobi dhe Giroud po luftojnë për të startuar.

Top lojtarët

A e dini se?

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në gjashtë ndeshjte e fundit ndaj Manchester Cityt në të gjitha golat.

Janë shënuar së paku tri gola në katër ndeshjet e fundit të Arsenalit.

Në ndeshjet mes Manchester Cityt dhe Arsenalit janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të tyre.

Arsenali është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit ndaj Cityt në të gjitha garat.

Manchester city është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Analiza

Manchester City regjistroi fitoren e parë pas katër ndeshjeve ndaj Watfordit në mesjavë. Tash hapësirë me rivalët për titull mund të ngushtohet me një fitore ndaj Arsenalit, pasi që ata janë një pikë larg Arsenalit që mban vendin e dytë.

Arsenali humbi në mënyrë befasuese nga Evertoni të martën, por nuk ka humbur dy ndeshje radhazi në Ligën Premier që nga viti 2014. Ata janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Cityt, gjë që do ta shfrytëzojë Wenger për t’i dhënë vetëbesim skuadrës së tij.

Parashikimi: Manchester City 2-2 Arsenal

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori