LAJMI I FUNDIT:

Triumf i thellë i Sigal Prishtinës

Triumf i thellë i Sigal Prishtinës

Kerasan Prishtina është treguar kundërshtar i lehtë për skuadrën kryesore të kryeqytetit, Sigal Prishtina.

Me rezultat 140-82, kampioni në fuqi e fitoi ndeshjen.


Që nga fillimi, Sigal Prishtina e nisi furishëm (15:32), për të vazhduar me epërsi bindëse edhe në çerekun e dytë (22:37).

Loja e mirë e kampionit vazhdoi edhe në fraksionin e tretë (18:33) dhe të katërtin (27:38), për ta mbyllur sfidën me 58 pikë epërsi.

Jabarie Hinds ishte më i mirë te Sigal Prishtina me 25 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime. Derisa Emir Gashi ishte më i mirë te Kerasani me 14 pikë, tri kërcime dhe një asistim. /Telegrafi/