LAJMI I FUNDIT:

Vetëm tetë parti kanë dorëzuar raportin e financimit të fushatës deri te KSHZ-ja

Vetëm tetë parti kanë dorëzuar raportin e financimit të fushatës deri te KSHZ-ja

Tetë parti politike tanimë i kanë dorëzuar raportet e tyre financiare deri te KSHZ-ja. Këtë detyrim ligjor deri tani e kanë kryer LSDM-ja, BDI-ja, Besa, Partia Liberale, Partia Demokrate e Boshnjakëve, E Majta, Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i cili e pasqyron financimin e partive në pjesën e parë të fushatës, duhet të dorëzohet edhe në Entin Shtetëror për Revizion dhe në Komisionin Anti-korrupsion.

Një raport i tillë dorëzohet edhe për pjesën e dytë të fushatës pas përfundimit të procesit zgjedhor. Por dokumenti më i rëndësishëm i cili dëshmon për mënyrën e financimit dhe për shumën e parave që i kanë pranuar dhe shpenzuar partitë gjatë kohës së kampanjës, është Raporti final i cili dorëzohet më së voni 30 ditë pas zgjedhjeve, kur edhe bëhet revizioni i raporteve.


Përndryshe, në raportet financiare të vitit të kaluar të partive politike, u hasën një sërë parregullsish, për të cilat, deri sot nuk është vepruar./Telegrafi/

Partitë politike sot e kanë afatin e fundit për të dorëzuar raportin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore
Lexo po ashtu Partitë politike sot e kanë afatin e fundit për të dorëzuar raportin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore