LAJMI I FUNDIT:

Erdogan paralajmëron BE-në: Do hap kufijtë që refugjatët të dynden në Evropë

Erdogan paralajmëron BE-në: Do hap kufijtë që refugjatët të dynden në Evropë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hapë kufijtë e saj dhe refugjatët do të derdhen në të gjithë në Evropë, nëse BE-ja voton ndalimin e negociatave për anëtarësim e vendit në union.

Duke folur në një kongres për të drejtat e grave në Stamboll, presidenti paralajmëroi: “Nëse ata (eurodeputetët), shkojnë më tutje, këto porta kufitare do të hapen dhe as unë, as populli im nuk prekemi nga ky kërcënim. Ata bëjnë mirë t’i marrin parasysh të gjitha, para se të miratojnë votën“.

479 deputetët votuan ditën e djeshme pro ndalimit të bisedimeve afatgjata për anëtarësim e Ankarasë në BE, në një seancë plenare në Strasburg, për shkak të shqetësimeve rreth shtypjes pas grushtit të shtetit në korrik, shkruan “The Independent”.


Bisedimet ishin pjesë e një marrëveshjeje të gjerë me qeverinë e Erdoganit, sipas të cilës Turqia do të strehonte me mijëra refugjatë që largoheshin nga dhuna në Irak dhe Siri në këmbim të ndihmës mbi bisedimet e anëtarësimit dhe udhëtimit pa viza për qytetarët e saj.

Por pas vendimit të djeshëm duket se Erdogani do të ndryshojë shumë gjëra mbi marrëveshjen , kjo pas disa kërcënimeve të njëpasnjëshme për mbajtjen e premtimeve që BE-ja i kishte bërë Turqisë.

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori