LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i Messit: 100 gola në garat ndërkombëtare me Barcën (Foto)

Rekordi i Messit: 100 gola në garat ndërkombëtare me Barcën (Foto)

Lionel Messi ka arritur shifrën prej 100 golash me Barcelonën në garat ndërkombëtare, me dy golat e shënuar ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi shënoi në gjysmën e parë me një vole, para se të realizonte nga penaltia në pjesën e dytë.


Golat e tij janë shënuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s
Golat e tij janë shënuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s

Në këtë mënyrë, superylli i Blaugranëve ka arritur shifrën rekorde prej 100 golash, të realizuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Barça me golat e Messit mposht Celticun në shtëpi (Video)
Lexo po ashtu Barça me golat e Messit mposht Celticun në shtëpi (Video)

Vetëm në këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve, katër më shumë se Edinson Cavani, i cili është i dyti.

Po ashtu, duhet theksuar se goli i parë i Messit ndaj Celticut, ishte goli i 400-të i Barcelonës në të gjitha garat nën drejtimin e Luis Enriques. /Telegrafi/

Miss BumBum rikthen interesimin te Messi: Ai do të bëhet i pari që do të shënojë 100 gola në LK (Foto, +16)
Lexo po ashtu Miss BumBum rikthen interesimin te Messi: Ai do të bëhet i pari që do të shënojë 100 gola në LK (Foto, +16)