LAJMI I FUNDIT:

San Antonio fiton derbin e Teksasit, Toronto gjunjëzon NY Knicks (Video)

San Antonio fiton derbin e Teksasit, Toronto gjunjëzon NY Knicks (Video)

San Antonio Spurs i është hakmarrë Houston Rockets duke fituar në derbin e teksasit me rezultat 106-100, teksa Toronto Raptors shënoi fitore në shtëpi ndaj NY Knicks me rezultat 118-107.

San Antonio kishte dominimin nga fillimi i ndeshjes, ku Harden u tentua të limitohej nga performancat bombastike të ndeshjeve të kaluara.


Dhe forma e mirë e Tony Parker ndikoi që Spurs të fitojnë. Më të mirët ishin Aldridge me 16 pikë e 10 kërcime dhe Leonard me 20 pikë e katër topa të vjedhur. Te Houstoni shkëlqeu James Harden me 25 pikë.

https://youtu.be/n1IT6uqbj00

Toronto Raptors pas vështirësive në pjesën e parë u kthye në pjesën e dytë me anë të Demar DeRozan i cili shkëlqeu me 33 pikë në këtë takim, teksa 31 pikë shënoi Carmelo Anthony për skuadrën mysafire.

https://youtu.be/-5uyGJGsjtw

Clippers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në NBA

Ata mposhtën Minnesotan me rezultat 119-105 në udhëtim, kurse më i miri ishte Griffin me 20 pikë e 11 kërcime, teksa te vendasit shkëlqeu Karl Anthony Towns me 24 pikë.

https://youtu.be/aNZQQKTJIpY

Lakers me fitoren prej 126 – 99 vazhduan serinë pozitive me fitoren e gjashtë këtë sezon.

https://youtu.be/0IFppW4rFy0

Në këtë takim krucial ishte pankina e Lakersave, të cilët shënuan plot 71 pikë.