LAJMI I FUNDIT:

Interi i këtij sezoni shumë më i dobët se i sezonit të kaluar

Interi i këtij sezoni shumë më i dobët se i sezonit të kaluar

Interi ka humbur ndaj Sampdorias me rezultat 1-0.

Pas njëmbëdhjete javëve në Serie A skuadra e drejtuar nga Frank De Boer ka pesë humbje.

Pra një formë më të dobët se në sezonin e kaluar, ku humbja e pestë vinte pas javës së 22-të.


Por, përfshirë edhe dy humbje në Ligën e Evropës, Neroazzurrët kanë shtatë humbje në 14 ndeshje, që i bie se edhe zyrtarisht kanë humbur gjysmën e takimeve këtë sezon.

Aktualisht Interi renditet në vendin e 11 me 14 pikë. /Telegrafi/