LAJMI I FUNDIT:

Fitore e madhe e Boston Celtics

Fitore e madhe e Boston Celtics
Nov 13, 2015; Boston, MA, USA; Boston Celtics guard Isaiah Thomas (4) celebrates against the Atlanta Hawks during the second half at TD Garden. Mandatory Credit: Mark L. Baer-USA TODAY Sports

Suksesi i dytë në këtë sezon të Nba, për Boston Celtics vjen falë Avery Bradley-it. 31 pikë 11 rebound dhe 4 asiste koleksionoi 25-vjecari Tacoma duke udhëhequr skuadrën nga Masachusets drej fitores në transfertën e Karolinës së Veriut ndaj Charlotte Hornets me shifrat 104-98.

Pas dy fitoreve rradhazi kjo ishte humbja e parë në këtë sezon për skuadrën që ka si pronar një prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohërave, pikërisht Michael Jordan.


Isaiah Thomas me 24 pikë dhe 7 asiste ishte një tjetër basketbollist i Boston-it që spikati në këtë ndeshje ndërsa Charlottes nuk i mjaftuan 29 pikët e realizuara nga Kemba Walker.

3 nga 3, San Antonio Spurs nuk njeh rivalë në këtë fillim sezoni. Në Texas skuadra e Gregg Popovich kaloi shumë thjeshtë me shifrat 98-79 New Orleans Pelicans. Më i miri mbi parket për San Antonion në AT@T Center ishte i përhershmi Kaëhi Leonard me 20 pikë 3 asiste dhe 4 rebound.

Një sukses të rëndësishëm arriti edhe Chicago Bulls që në Ilinois u imponua me rezultatin 118-101 ndaj Indiana Pacers. Heroi i vendasve ishte padiskutim McDermott, i cili koleksionoi në total 23 pikë ndërsa dy yjet e Bulls-ave Jimmy Butler dhe Dëayne Ëade shtuan edhe 30 pikë të tjera në suksesin e skuadrës së trajnerit Hoibierg.

Me Kristaps Porzingis dhe Carmelo Anthony-in në superformë Neë York Knicks mori fitoren e parë në këtë sezon të Nba. Falë një periode të parë fantastike skuadra e drejtuar nga trajneri Jeff Hornacek kaloi në Madison Square Garden, Memphis Grizzlies me shifrat 111-104. 21 pikë 5 rebound dhe 2 asiste koleksionoi letonezi i talentuar Porzingis në suksesin e Knicks ndërsa Melo shtoi 20 pikë 5 asiste dhe 6 topa të zotëruar poshtë tabelës.

Ndeshja më e bukur në mbrëmjen e Nba u zhvillua në Colorado aty ku Denver Nuggets u mposht me rezultatin e ngushtë 113-115 nga Portland Trail Blazzers pas kohës shtesë. Jashtëtoksor edhe njëherë tjetër Damian Lillard që me 37 pikë 7 asiste dhe 5 rebound udhëhoqi skuadrën nga Oregoni drejt fitores së dytë në 3 ndeshjet e para.

3 fitore në po kaq ndeshje edhe për kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers. Për meritë edhe të Lebron James që shënoi 23 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 9 asiste dhe 6 rebound ,skuadra e Tyron Lue mposhti në Quicken Loans Arena me rezultatin 105-99, Orlando Magic. Të pamjaftueshme 22 pikët e francezit Fournier në krahun tjetër ndërsa një paraqitje të mirë për Cleveland-in bëri dhe Kyrie Iriving që realizoi 20 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori