LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi shqiptar deklarohet në lidhje me hetimet në futbollin italian

Ish-sulmuesi shqiptar deklarohet në lidhje me hetimet në futbollin italian

Prokuroria italiane vazhdon të hetojë mbi shkeljet e ndryshme që janë bërë në futbollin italian. Raporti i fundit i publikuar lidhet me 14 skuadra që kanë shkelur kodin e drejtësisë sportive dhe rregulloren e menaxherëve të futbollit.

Në total janë 64 emra që po hetohen mes tyre menaxherë dhe futbollistë, ku në këtë listë të gjatë bie në sy menaxheri i famshëm Alessandro Moggi, i biri i Luciano Moggit, i cili ka qenë menaxher edhe i Erjon Bogdanit, ish-futbollisti i Reginas, Chievos, Cesenas, Sienas apo edhe i kombëtares shqiptare.


Hetime të reja në Itali ku përfshihen Interi dhe Juventusi, por edhe Moggi e Bogdani
Lexo po ashtu Hetime të reja në Itali ku përfshihen Interi dhe Juventusi, por edhe Moggi e Bogdani

Në një intervistë për Top Channel, ish-sulmuesi kuqezi dhe aktualisht ndihmës i Gianni De Biasit, sqaron gjithçka.

“Nuk jam në dijeni të kësaj gjëje, megjithatë e di që jam i pastër sepse kontratat e mia i ka bërë menaxheri im. Unë kam qenë futbollist dhe dija vetëm të luaja futboll”, ka thënë Bogdani.

Rreth 10 vite më parë kur Italinë e përfshiu skandali i trukimit të ndeshjeve, me përfshirje e një sërë lojtarësh e menaxherësh, Erjon Bogdani ka deponuar në prokurori, për lidhjet e tij me menaxherin Moggi dhe kontratat e firmosura.

“Ka qenë ai ‘Skandali i Moggit’ dhe më kanë thërritur në prokurori dhe iu jam përgjigjur të gjitha pyetjeve”, ka sqaruar ish-futbollisti i kombëtares.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori