LAJMI I FUNDIT:

Përfunduan kroset motorike dhe me vetura ”xhip” në Prilep

Përfunduan kroset motorike dhe me vetura ”xhip” në Prilep

Në Prilep u organizua gara e parë ndërkombëtare në rally për vetura të njohura si ”xhip”. Organizatorët janë të kënaqur me këtë aktivitet, ndërkaq shpresojnë që ta kthejnë në manifestim tradicional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një juri profesionale i shpalli më të mirët. Në tre vendet e para u radhitën garuesit nga Bullgaria dhe Maqedonia. Garuesti konkuruan në një korsi të gjatë 30 kilometër.


Gjithashtu, në Prilep u mbajt edhe moto-krosi i katërt me radhë, ku morën pjesë rreth 30 garues nga Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Maqedonia./Telegrafi/