LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesimi i turistëve polak për ta vizituar Maqedoninë

Rritet interesimi i turistëve polak për ta vizituar Maqedoninë

Pritet që në vitin 2017 të hapet linja ajrore Varshavë – Ohër, për qëllime turistike. Kjo u bë e ditur nga takimi i ministrit të ekonomisë, Driton Kuçi, me përfaqësues të TAV aeroportet – Maqedoni, operatorit turistik polak ”Rego Bis” dhe atij të vendit, ”Fibulla Air Travel”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u shpreh kënaqësia për thellimin e bashkëpunimit turistik me Poloninë. Shkëmbimi turistik me këtë vend karakterizohet nga vizita individuale të qytetarëve polak në aspekt afarist dhe aranzhime vetanake të qytetarëve të Maqedonisë në qendrat dimërore të Polonisë.

Sipas statistikave, në vitin 2015, në Maqedoni ka patur 17.054 turistë polak, që është një rritje prej 6.8%, rkahasuar me vitin 2014./Telegrafi/